Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova zbresin nga një vend për nëntorin

28 Nëntor 2019
11:50
Alfred Lleshi
back button

FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve, që janë anëtare të saj. Për muajin nëntor, Shqipëria ka humbur një pozicion në këtë klasifikim mujor. Kuqezinjtë e Edy Reja, që luajtën dy kualifikuese të “Euro 2020” në këtë muaj, barazuan 2-2 me Andorrën dhe humbën 2-0 ndaj Francës. Për pasojë, e shohin veten në vendin e 66-të. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kosovën, që për nëntorin 2019 pozicionohet e 115-ta. “Dardanët” kanë humbur një vend në këtë renditje, megjithatë i mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit për në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, si pjesë e “play-off”-it.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit