Renditja, zbulohet mbretëresha e merkatos në Serinë A

25 Dhjetor 2018
19:38
Denis Hakanaj
back button

Kur jemi shumë farë fundit të fazës së parë dhe duke parë se merkato e janarit nuk parashikon lëvizje të rëndësishme, mund të bëhet një bilanc mbi investimet e verës së kaluar dhe rezultateve që kanë sjellë përforcimet e bëra nga skuadrat italiane. Këtë vit patur një rritje të ndjeshme të investimeve, me 1.13 miliardë të shpenzuar në krahasim me 941 milionë euro vitin e kaluar. 

Bilanci i shpenzimeveBilanci i shpnezimeve

Juventus kryeson në merkato dhe renditje

Me 256 milionë euro të investuara, duke përfshirë edhe operacionin Cristiano Ronaldo, Juventus kryeson bindshëm në kampionat. Pavarësisht se kishte një organikë shumë të mirë, bardhezinjtë kanë shkuar më tej, kanë konfirmuar lojtarët më të rëndësishëm dhe i kanë shtuar atyre Cristiano Ronaldo-n. Një goditje që i ka garantuar vendin e parë në shpenzimet e verës dhe që po i siguron, të paktën për momentin, një sukses të padiskutueshëm në Serinë A.  

Skuadrat që kanë tejkaluar parashikimet në bazë të renditjes

Lazio, më e mira 

Ndërkohë, skuadrat që nuk kanë patur mundësi të shfrytëzojnë një buxhet të madh në dispozicion dhe që janë përforcuar falë huazimeve apo blerjeve të minutës së fundit, janë Lazio (41.5 milionë  euro), Sampdoria (39.8 mln) dhe Parma (13 mln) që, edhe pse kanë shpenzuar 93 milionë euro në  total, e shikojnë veten shumë më lart nga sa ishte parashikuar në fillimin e sezonit, veçanërisht për shkak të shpenzimeve të pakta. 

Bardhekaltrit, të dymbëdhjetët për paratë e investuara në merkato, e shikojnë veten në vendin e katërt. Sampdoria, e trembëdhjeta në merkato, mban vendin e gjashtë, ndërsa Parma, e treta nga fundit në renditjen e ekipeve që kanë shpenzuar më shumë në verë, mban vendin e dymbëdhjetë në renditje. 

Pas tyre vijnë Napoli dhe Fiorentina, tre pozicione më lart në krahasim me paratë e shpenzuara, Empoli, dy shkallë më lart, dhe Inter, Cagliari, Frosinone një pozicion më lart në krahasim me vendin që mbajnë në  renditjen e investimeve të bëra në verë. 

Skuadrat që kanë zhgënjyerSkuadra që kanë bërë investime të gabuara

Nëse ka ekipe të afta t'i shpenzojnë në mënyrën e duhur paratë e tyre dhe të arrijnë rezultate të mira në fushën ne lojës, ka edhe nga ato që nuk mund të konsiderohen me fat në këtë aspekt. Po, sepse nëse i hedhim një sy llogarive të ekipeve të mbetura të Serisë A, gjejmë një seri skuadrash që kanë zhgënjyer dhe jo pak. 

Flasim për Udinese-n (45.3 mln), -8 vende në krahasim me shpenzimet e bëra në verë, Roma (130.6 mln), shtatë pozicione më poshtë në krahasim me vendin e dytë të siguruar për investimet e verës. Më pas vijnë Torino (48.05 mln) -5, Bologna (33.3 mln) -4, Milan a -3 (124.5 mln) dhe Genoa (41.5 mln), Sassuolo (47.05 mln), Atalanta (46.3 mln), Chievo (10.5 mln), të gjitha dy pozicione më poshtë në krahasime me vendet që mbajnë në renditjen e shpenzimeve të verës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit