RUSI: Ndizet derbi i Moskës, ish-sulmuesi i Gjermanisë deçiziv (VIDEO)

19 Gusht 2019
21:49
back button

Dita e hënë ka qenë momenti për derbin më të ndezur dhe më të flaktë në Rusi, ai i Moskës, mes Spartak dhe CSKA. Një sfidë që ka qenë e tensionuar, por me një super atmosferë dhe të elektrizuar në tribuna. Në fushë edhe Schurrle, ish-futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Dortmundit, Leverkusen, Wolfsburg, Chelsea dhe Fulham…

Për Schurrle ishte derbi i dytë brenda pak ditësh, pasi luajti dhe barazoi 0-0 ndaj Dinamo Moscow. Por, këtë herë, fati i buzëqeshi pasi Spartak fitoi 2-1 me dy golat e Samuel Gigot, francez i transferuar sezonin e shkuar në Rusi nga Gent për 8 mln euro. 

Një nga golat erdhi pas asistit të Schurrles.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit