Sarri-Lazio, “dashuria” tashmë ka filluar: Ndihem si në shtëpinë time…

25 Korrik 2021
9:40
Alfred Lleshi
back button

Përgatitjet e Lazio vazhdojnë në Auronzo di Cadore. Mbrëmë ekipi bardhekaltër u prezantua para tifozëve në mbrëmjen gala të organizuar nga klubi. Dy javë pas fillimit të trajnimit veror, trajneri i ri, Maurizio Sarri, ndau përshtypjet e tij të para:

“Ndjenja është e bukur, duhet të falënderoj ata që janë këtu çdo ditë me mua. Trajnimi me këtë entuziazëm është shumë i mirë. Ndihem si në shtëpi prej mirëseardhjes së tifozëve dhe klubit, si dhe nga disponueshmëria e grupit. E gjitha kjo më ka dhënë shumë entuziazëm. Kam parë djem që stërviten vetë dhe bëjnë përpjekjet e tyre më të mira”.

Trajneri toskan u paraqit së bashku me stafin mjekësor dhe lojtarët përpara mbështetësve bardhekaltër, që mbërritën në Auronzo di Cadore. Ndër futbollistët më të vlerësuar ishin Sergej Milinkovic-Savic dhe Felipe Anderson. Ky i fundit u kthye te Lazio tri vite pas transferimit të tij në Angli.

Lazio e Sarri po merr formë, siç tregohet nga 21 golat e shënuar në dy ndeshjet e para miqësore. Në ndeshjet kundër formacioneve lokale, skuadra nga kryeqyteti ka treguar tashmë disa tipare dalluese të idesë së futbollit të ish-trajnerit të Juventusit dhe Napolit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit