Shehi beson te mbijetesa, ka një kërkesë për drejtuesit e klubit

5 Dhjetor 2018
14:35
Eraldo Harlicaj
back button

Kastrioti ka ndryshuar fytyrë dhe duket se trajneri Stavri Nica ka gjetur ato pika ku duhet ndërhyrë tek ekipi. Numri një i stolit ka arritur të marrë fitoren e dytë me ekipin e tij dhe kjo ka shtuar optimizmin në grup dhe te lojtarët. Një prej lojtarëve që ka marrë besimin e teknikut Nica është dhe Dejan Shehi. Ai u afrua në verë te krutanët, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit të dytë të Hajduk Splitit. Në një intervistë të tij për Telesport, flet në lidhje me situatat që po kalon te skuadra e Kastriotit.

Duket qartë dora e trajnerit Nica që po marrim rezultate pozitive. Dua ta falenderoj teknikun për besimin që më ka dhënë dhe dua të ia shpërblej sa më shumë”. 

Më tej, i riu komentoi dhe fitoren e rëndësishme ndaj Flamurtarit. Një triumf i papritur, por që kthen në lojë skuadrën krutane. “Kemi marrë një fitore të rëndësishme. Çelësi i suksesit është fryma e grupit që ka futur trajneri. Ishte një fitore e artë që na mban gjallë për mbijetesen”. 

Nuk mund të mungonte komenti për sfidën kundër Tiranës. Një “finale” e parakohshme mbijetese, pasi flitet për dy skuadra që luftojnë për të shpëtuar nga Kategoria. “Një sfidë mjaft e rëndësishme ndaj Tiranës, pasi e kemi rivalin tonë direkt. Do të shkojmë të japim maksimumin ndaj tyre, pasi e kemi rivalin tonë direkt. Do të japim shpirtin në fushë dhe shpresoj se do t’ia dalim mbanë”. 

Qëndrimi në Superiore nuk është më një “mision i pamundur” për Shehin duke parë dhe përformancat e ekipit në ndeshjet e fundit. “Nëse mbajmë këto ecuri besoj se çdo skuadër do të na ketë frikë. Besoj se me 2-3 afrime në merkaton e janarit nga drejtuesit besoj se do t’ia dalim në fund. Do të jetë e vështirë, por shpresoj”, – përfundoi ai.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit