Shehi nuk dorëzohet: Kukësi nxjerr mësime, ka ende kampionat

27 Qershor 2020
14:13
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, ka folur para ndeshjes me Bylisin. Numri një i verilindorëve është i grumbulluar me skuadrën dhe shpreson që të rikthehet te fitorja pas humbjes me Laçin në kampionat.

Bylisi – “Në këtë fazë të kampionatit, të gjitha ndeshjet janë të vështirë. Për vetë renditjen ku jemi nuk duhet të bëjmë më asnjë hap fals. Kjo sepse nuk ka kohë më për të rikuperuar. Është një ndeshje e rëndësishme, përballë një kundërshtari që javët e fundit po e gjen ritmin. E kemi përgatitur në atë mënyrë që të japim maksimumin. Edhe detyrat taktike janë të qarta”.

Teuta në Kupë – “Sigurisht në gjysmëfinale të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Shorti na ka vënë përballë Teutës, një kundërshtar i fortë. Mendoj se më parë duhet të shohim ndeshjet e kampionatit, pastaj të mendojmë për kupën”.

Titulli – “Duhet të japim maksimumin tonë dhe deri tani kemi bërë mirë, përveç ndeshjes në Laç. Nuk duhet ta mendojmë më atë ndeshje, por duhet të nxjerrim mësime. Duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet tona, për të qenë pranë objektivave. Në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit