Sheiku i City bën premtimin e madh: Do të jemi me një ekip të ri në Botërorin e klubeve

30 Maj 2025
9:52
Telesport
back button

Një sezon zhgënjyes. Verën e kaluar, Manchester City ishte sërish favoriti numër një në Premier League dhe kandidati për të fituar Champions League. Në vend të kësaj, erdhi një sezon zhgënjyes. Dëmtimet e vazhdueshme dhe në veçanti mungesa e gjatë e Rodri ndikuan në rezultate.

Kështu, në zyrat e “Etihad Stadium” u përpoqën ta kthenin skuadrën në rrugën e duhur gjatë merkatos së dimrit, duke sjellë katër lojtarë të rinj. “Duke parë verën e kaluar, mendoj se duhet të ishim më agresivë në disa nga ndryshimet që duhej të bënim”, tha Khaldoon Al Mubarak, shefi i City.

Ne nuk e bëmë dhe në fund na kushtoi sezonin. Në janar erdhën katër lojtarë, gjë që ju jep një ide se çfarë na pret këtë verë. Ne do të vazhdojmë kështu, duke u përpjekur të plotësojmë nevojat e klubit”, deklaroi pronari i “citizens”, që konfirmoi mbështetjen e tij për Pep Guardiola.

Sheiku premton të shpenzojë miliona javët e ardhshme: “Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, me një vizion të qartë. Qëllimi ynë është të kemi një ekip të ri gati për Kupën e Botës për Klube“. Ndër emrat që përfliten janë ato të Florian Ëirtz, Rayan Cherk, Tijjani Reijnders dhe Morgan Gibbs-White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit