“Mafia shqiptare vrau kryeultrasin e Lazios”

8 Gusht 2019
10:39
Alfred Lleshi
back button

Ekzekutohet kapoja i tifozëve ultras të Lazio në Romë. I ashtuquajturi me nofkën “Diabolik”, është qëlluar me armë zjarri në kokë, në parkun “Aqueducts” në Romë. Një pritë e vërtetë. Viktima është Fabrizio Piscitelli, një figurë historike e tifo-grupit “Irriducibili”Atij iu afruan nga pas dhe i vunë postoletën në kokë, duke e ekzekutuar. Autori mbetet ende misterioz, por mbante një pistoletë të kalibrit 7.65. Alarmin e dha një kalimtar. Vrasësi që qëlloi po ecte në këmbë dhe ishte veshur si vrapues, për t’u përzier mes shumë vrapuesve të tjerë në parkun “Aqueduct”.

Kjo është ajo që del në bazë të dëshmive të para, të mbledhura nga policia. Kjo e fundit po heton pistën e drogave. Një udhë të çon te mafia shqiptare dhe trafiku ndërkombëtar i drogës, duke e përjashtuar një motiv të lidhur me botën e tifozllëkut. Vetëm një muaj më pare, Piscitelli kishte festuar dasmën e vajzës së tij; një ceremoni e shkëlqyer në zemrën e kryeqytetit italian. 

“Diabolik” ishte i mirënjohur në botën e ultrasve italianë dhe një figurë referuese për “Irriducibili”. Menjëherë kanë nisur homazhet e tifozëve ultras të Lazio, por jo vetëm në rrjetet sociale. Ndër mesazhet e panumërta, spikat njëri prej tyre: “Bëmat e tua në përjetësi”! Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, ishte kapoja i ultrasve historikë të “Irriducibili” të Lazio, i cili kishte përfunduar edhe në pranga për trafik droge. Gjatë viteve, ai ka grumbulluar mbi dy milionë euro pasuri: makina, prona luksoze dhe investime të kapitalit korporativ. “Diabolik” ishte në gjyq për një grabitje ndaj presidentit të Lazio, Claudio Lotito.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit