Shpërthimi i Immobile: Injorantë dhe të këqij, nuk më njohin

21 Nëntor 2020
21:05
Denis Hakanaj
back button

Ciro Immobile është kthyer dhe ka shënuar golin e avantazhit 1-0 kundër Crotone-s. Më pas ka ardhur goli i Correa-s që ka mbyllur ndeshjen.

Sulmuesi, i cili ka arritur Signori-n në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë të historisë së klubit bardhekaltër, ka folur për momentin e tij në një intervistë të dhënë për Lazio Style Channel:

“Dua ta filloj nga festimi i golit. Mund të duket polemikë, por nuk është, është një gjest që e bëjmë ne kur luajmë në një grup që kemi krijuar me miq dhe familjarë”, ka thënë Immobile.

“Argëtohemi duke luajtur në mbrëmje, duke parë se në atë orë nuk mund të bëjmë asgjë, kështu që është për ata”.

“Për sa i takon gjërave të tjera është e vërtetë se jam përgjigjur gjithmonë në fushë, por këtë herë jam përgjigjur edhe në rrjetet sociale sepse ai ka qenë një sulm për Immobile-n si njeri, jo si futbollist”.

“Kur flitet për njeriun duhen ditur gjërat mirë para se të  gjykohet, përndryshe është injorancë dhe keqdashje. Kam patur shumë njerëz afër në këto ditë, sepse e kam jetuar në lëkurën time atë që po jetojnë pak a shumë të gjithë. Nuk ishte e drejtë të shkruheshin ato gjëra në një moment aq të vështirë për mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit