Shqipëri-Islandë, në “Elbasan Arena”. Ja detajet e dy kualifikueseve të shtatorit

19 Gusht 2019
11:22
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë dy kualifikueset e radhës në Grupin H, në kuadrin e “Euro 2020”. Më konkretisht, më 7 shtator, kuqezinjtë do të jenë mysafirë në “Stade de France”, ku prej orës 20:45 do të përballen me kampionët e botës në fuqi. Ndërkohë, tri ditë më pas, më 10 shtator, do të presim Islandën, në të njëjtën orë. UEFA ka zyrtarizuar edhe stadiumin ku do të luhet kjo ndeshje, në “Elbasan Arena”. 

Sa iu takon përballjeve të kuqezinjve me këto dy kombëtare, po e nisim nga Franca: 5 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore. Sfida e fundit me “gjelat” ishte fitorja 2-0 e Francës, në fazën finale të “Euro 2016”. Kombëtarja transalpine është e pamposhtur në kualifikueset e Europianit që nga viti 2010. Dy ndeshjet e para midis kombëtareve tona u luajtën në vitet 1990 dhe 1991. 

Kalojmë te ballafaqimet me Islandën, ndaj të cilës kemi luajtur 6 ndeshje. Në to kemi 2 fitore dhe 4 humbje. Islanda i ka fituar tri ndeshjet e fundit. Shqipëria humbi 1-0 në Reykjavik, në Grupin H, në qershor. Të dyja kombëtaret debutuan në finalet e një Kampionati Europian në “Francë 2016”. 

Renditja, Grupi H

Kombëtarja

Ndeshje

Fitore

Barazime

Humbje

G.Shënuar

G.Pësuar

Golaverazh

Pikë

Franca

4

3

0

1

12

3

9

9

Turia

4

3

0

1

9

2

7

9

Islanda

4

3

0

1

5

5

0

9

Shqipëria

4

2

0

2

5

3

2

6

Moldova

4

1

0

3

2

10

-8

3

Andorra

4

0

0

4

0

10

-10

0

Lajme të tjera

Lajmet e fundit