Shtanget Partizani, Laçi e përmbys në minutën e 96-të (Video)

20 Janar 2024
19:07
Telesport
back button

Rezultat befasues në javën e 20-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Partizani është mundur 2-1 në shtëpi nga Laçi, pas Të Kuqtë e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0.

PARTIZANI-LACI – 1-0 – MENSAH – VIDEO

Një rezultat që e lë Partizanin në vendin e dytë me 35 pikë, tetë largg Egnatias kryesues, dhe tri pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Vllaznia, fituese sot ndaj Erzenit.

PARTIZANI-LACI – 1-1 – SOBOWALE – VIDEO

Një befasi e vërtetë për skuadrën e Shehit. Dhe të mendosh se gjithçka ka filluar mirë për Partizanin, duke parë se vendasit kanë kaluar në avantazh pas vetëm 13 minytash lojë.

PARTIZANI-LACI 1-2 – TRESA 96′ – VIDEO

Përmbysja e çmendur ka ardhur në minutat e fundit të takimit. Laçi, në fakt, ka ngushtuar diferencat me Sobowale në minutën e 83-të dhe ka gjetur golin e dytë në minutën e 96-të me Tresan.

Kjo fitore e ka ngjitur Laçin në vendin e pestë me 25 pikë, pesë larg vendit të katërt që mbahet nga Tirana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit