Si do të luanin kombëtaret më të mira në Europian, pa lojtarët e Superligës

20 Prill 2021
12:17
Alfred Lleshi
back button

Uragani i Superligës Europiane (nismë e prezantuar nga 12 klube) mund ta zvogëlojë plotësisht futbollin kontinental qysh në verë. Pikërisht kësaj vere, UEFA do të organizojë “Euro 2020”. Skenari është në zhvillim e sipër, por 24 orët e para, që pasuan njoftimin e lindjes së “Super League” parashikojnë luftë midis UEFA-s dhe 12 klubeve.

Ndër kërcënimet e ndryshme të avancuara nga Alexander Ceferin, presidenti i qeverisë europiane të futbollit, është gjithashtu ai i moslejimit të lojtarëve të Superligës për të luajtur në “Euro 2020” me kombëtaret e tyre. Florentino Perez, themeluesi i Superligës, deklaroi se do të jetë e pamundur që kjo të ndodhë, gjë që në çdo rast do t’i vinte trajnerët në pozicionin e duhur për të luajtur me formacione të rishikuara plotësisht. Ja se si mund të duken formacionet e kombëtareve kryesore të “Euro 2020” pa disa nga yjet e tyre, klubet e të cilëve janë konfirmuar pjesë e Superligës.

ITALIA
Roberto Mancini nuk mund të llogariste lojtarët e Juventusit, Interit dhe Milanit. Mbi të gjitha, porta dhe mbrojtja do të duhej të rindërtoheshin, pa Donnarumma, Bonucci dhe Chiellini. Mungesë luksi do të rezultonin gjithashtu Barella dhe Chiesa, përveç Jorginhos në mesfushë, tashmë të zëvendësuar kohët e fundit nga Locatelli.

FRANCA
Mund të duket si një nga kombëtaret më pak të dëmtuara në mënyrë paradoksale. Krahasuar me “formacionin tipik”, sidoqoftë, Giroud, Griezmann, Pogba, Kanté, Lloris dhe Varane duhet të përjashtohen. Grupi shumë i kompletuar dhe cilësor, sidoqoftë, do ta lejonte Deschamps të paraqitej me një ekip të profilit shumë të lartë.

PORTUGALIA
Kampionët në fuqi padyshim që do të humbnin drejtuesin e tyre, superyllin absolut, kapitenin dhe golashënuesin më të mire, Cristiano Ronaldo. Pesha e sulmit të Fernando Santos, duke pasur parasysh mungesat e Jota dhe Joao Felix, do të binte i gjithi në supet e André Silva, i cili tashmë ka arritur 23 gola në Bundesliga, këtë sezon.

SPANJA
Pesha e bllokut “Real Madrid & Barcelona” në kombëtare, kohët e fundit është dobësuar në krahasim me atë që ndodhte një dekadë më parë. Luis Enrique do të kishte ende një sulm pothuajse tipik, megjithëse me disa largime në mesfushë. Edhe mbrojtja do të vuante shumë mungesën e Sergio Ramos. Sidoqoftë, formacioni i emergjencës nuk do të ishte shumë ndryshe nga idetë e trajnerit.

GJERMANIA
Blloku i Bayern Munich do të vazhdojë ta mbështesë Joachim Löw, me më shumë se 6 lojtarë, që mund të jenë titullarë, pavarësisht nëse pranohen ose jo lojtarët e Superligës. Në mesfushë, Gjermania do ta gjente veten pa Gündogan, Kroos dhe Havertz, plus Werner në sulm. Më pak alternativa, por cilësia nuk mungon.

ANGLIA
Padyshim që ekipi kombëtar më i dëmtuar do të ishte ai i Gareth Southgate, i cili duhet të ristrukturohet pothuajse totalisht, pa gjashtë të parët e Premier League. Formacioni do të përbëhej nga dyshja shumë e re e Borussia Dortmund, Sancho-Bellingham, dhe lojtarët e klubeve të rangut të mesëm.

BELGJIKA
Roberto Martinez do të kishte pothuajse një kombëtare B: pa De Bruyne, Hazard, Lukaku, Courtois, Carrasco, Alderweireld dhe të tjerët. Mertens do të ishte eksperti, së bashku me Vertonghen, në një skuadër që ka shumë lojtarë në dispozicion, por pa cilësinë e interpretuesve kryesorë.

HOLLANDA
Me sa duket nuk mund të jetë më pak e dëmtuar. Skuadra e Frank de Boer do të humbte plotësisht mbrojtjen, pa de Ligt, de Vrij dhe van Dijk, si dhe mesfushën me Wijnaldum dhe de Jong jashtë. Sulmi do të mbetej mjaft i paprekur, ndërsa pjesa tjetër e formacionit do të mbahej nga shkolla e Ajax, PSV dhe AZ.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit