Skënderbeu fiton ndeshjen e çmendur me Tiranën, Vllaznia-Partizani mbyllet barazim

28 Janar 2024
19:12
Telesport
back button

Skënderbeu ka mundur me rezultatin 4-3 Tiranën në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Sfida nisi mjaft mirë për korçarët, që shënuan dy gola brenda 17 minutash, me Abazaj që ngushtoi diferencat me penallti.

Katër minuta më vonë  Liço shënoi golin e tretë, por pas katër minutash të tjera Përgjoni ngushtoi sërish diferencat.

Emocionet dhe golat vazhduan edhe në pjesën e dytë, me Franklin që shënoi golin e katërt të korçarëve dhe të dytin personal.

Në minutën e 73′, gjërat u vështirësuan për bardheblutë, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit, teksa Patrik ngushtoi sërish diferencat në minutën e 84′.

Tirana vazhdon të jetë në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Vllaznia dhe Partizani nuk kanë shkuar më shumë se në barazim 1-1 në duelin mes skuadrave pretendente për fitoren e titullit kampion.

Dy ekipet janë përballur në një ndeshje të luftuar në “Loro Boriçi”, ku nuk ka munguar mbështetja e ndezur e tifozëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit