Skënderbeu gjen trajnerin e ri, ish-tekniku i Tiranës merr drejtimin

11 Gusht 2020
21:42
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu duket se ka gjetur trajnerin e ri dhe ai është Julian Ahmataj. Presidenti Ardian Takaj do t’i besojë ish-teknikut të Tiranës që pati një eksperiencë të shkurtër në krye të bardhebluve pas largimit të Ardian Memës.

Ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kamzës do të nisë punën në Korçë. Ai ka një detyrë shumë të vështirë, pasi duhet të ndërtojë ekipin thuajse nga e para. Ahmataj nuk do të ketë lojtarët kryesorë si Koliçi, Dita, Bregu apo dhe Elezi.

Korçarët e arritën objektivin e tyre duke kapur zonën Europianen. Ish-kampionët e vendit presin përgjigje nga Gjykata Federale e Zvicrës për dënimin e tyre, por një përgjigje të tillë ende nuk e kanë marrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit