Slot i tërbuar: Nuk është në standartet e Liverpool të pësojë tri gola në 15 minuta

7 Prill 2025
11:30
Telesport
back button

Liverpool u mund 2-3 nga Fulham në Premier League, një humbje që nuk ndikon shumë në renditje, pasi “reds” janë ende 11 pikë të shkëputur nga Arsenal i vendit të dytë.

Nuk ndodh shpesh që pësojmë tre gola. Mund ta kishim shmangur. Shënuam dhe u përpoqëm të reagojmë. Përveç kësaj, performanca në pjesën e dytë ishte shumë më afër asaj që jemi mësuar”, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot.

Trajneri holandez ia vuri fajin mbrojtjes për këtë rezultat: “Pësimi i tre golave ​​nuk është në standartet e Liverpool. Ne po krijonim rast pas rasti në fund, por nuk patëm kohë për të kompensuar tre gabimet e bëra në pjesën e parë”.

Një tjetër problem te Liverpool së fundi është mungesa e golave nga ana e Mohamed Salah. Kjo është ndeshja e katërt radhazi që ai nuk shënon me “reds”, por për Slot kjo nuk është aspak shqetësuese.

Ndoshta ai duhet ta shohë si një kompliment që po flasim për këtë, sepse numrat e tij nuk ishin normalë më parë. E mira e Salah është se ai e di se çfarë lloj lojtari do të shfaqet përsëri”, tha Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit