Spanjë-Gjermani, Nico Williams lartëson Kroos: Ai duket se i ka sytë pas shpine…

4 Korrik 2024
8:26
Alfred Lleshi
back button

Një Europian mund të ndryshojë jetën tuaj. Nico Williams di diçka për këtë. “Po, ka ndryshuar jo pak gjëra për mua”, – thotë sulmuesi anësor spanjoll, një nga lojtarët më të pëlqyer të momentit pas një serie paraqitjesh të shkëlqyera, si në fazën e grupeve, ashtu edhe në 1/8 finale kundër Gjeorgjisë. Lojtari i Athletic Bilbao ka dhënë një intervistë për “As”, duke u ndalur pikërisht në këtë temë:

“Ndoshta tani më njohin në vende ku mendoja se nuk do të më njihnin. Është e vërtetë që jeta ndryshon. Gjithmonë kam thënë që kësi ndeshjesh kam luajtur edhe me Athletic, por nuk janë parë me kujdes, sepse nuk kemi luajtur në Europian. Dua të realizoj një ëndërr më shumë, të bëhem më i njohur çdo ditë. Jam mirë dhe duhet të vazhdoj kështu”.

Tani, Gjermania e pret në çerekfinale. Gjermania e Toni Kroos, për të cilin Nico Williams u shpreh kështu: “Në fund të fundit të gjithë e njohim Kroos. Ai është një mesfushor i madh. Duket sikur i ka sytë pas shpine.

E vërteta është se po flasim për një lojtar shumë të kompletuar. Do të duhet të vrapojmë shumë në fazën mbrojtëse, por tifozët do të na falënderojnë për këtë. Ne e dimë se Kroos do të lëvizë shumë në anën e majtë të bllokut qendror, në bllokun e ulët… Duhet të tregojmë përkushtim për ta markuar sa më mirë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit