Statistika e pabesueshme, Immobile s’është më i miri i Lazio-s

19 Janar 2020
10:27
Denis Hakanaj
back button

Shënon gjithmonë, shënon kudo.

Bastos është golashënuesi që askush nuk e pret. Sepse është mbrojtës dhe sepse është lojtar stoli. Megjithatë, qëkur ka zbarkuar në Romë në 2016-ën, ai ka shënuar 9 gola në 83 ndeshje (disa, si të shtunën, të luajtura si zëvendësues).

Mesatarja e tij është e mirë, por ajo që bie në sy është se, në  të gjithë ekipin, ai është i vetmi që ka shënuar në të gjitha kompeticionet ku ka luajtur.

Në këtë sezon, në fakt, Bastos ka shënuar kundër Cluj (Europa League), kundër Cremonese-s (Kupa e Italisë) dhe të shtunën kundër Sampdoria-s (në kampionat).

Përveç atij, vetëm Immobile ka arritur të shënojë në tre kompeticione të ndryshme.  Por ndryshe nga Bastos, Ciro ka luajtur edhe në Superkupë. Kështu, mbrojtësi i bardhekaltërve ka shënuar në 100% të kompeticioneve që ka luajtur, Immobile “vetëm” në 75%.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit