Strakosha, heroi i Lazios: Ja si e prita penalltinë e Nainggolan

1 Shkurt 2019
9:05
Alfred Lleshi
back button

Përfundoi me një humbje nga penalltitë, kundër Lazios, rruga e Interit në Kupën e Italisë. Pas eliminimeve të habitshme të Napolit, Romës dhe Juventusit, edhe zikaltrit nuk shkuan dot në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. 

Mbrojtësi ekstrem i Lazios, Thomas Strakosha, ka qenë protagonist absolut në kualifikimin e të tijve, në pritjet e dy penalltive, sidomos atë të Nainggolan.

Këtu janë fjalët e portierit shqiptar, të thëna në zonën e përzier të stadiumit, në fund të ndeshjes dramatike me Interin: "Penalltia e Nainggolan? E ndjeva se do të godiste në qendër, por është ekipi, ai që ka dhënë gjithçka dhe e ka merituar gjysmëfinalen. 

Ne përpiqemi ta shprehim gjithmonë veten. Të dielën e kaluar kemi pësuar një humbje të pamerituar, por mendoj se mund të bëjmë mirë në të gjitha garat. Ne gjithmonë ndjehemi favoritë, madje edhe sezonin e kaluar menduam të ishim në Champions, deri në fund. 

Tani do të kemi një shans tjetër kundër Milanit, shpresojmë se këtë herë do të shkojë gjithçka në rregull. Sonte kemi treguar se nuk kemi frikë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit