Strakosha merr lajmin e keq, Inzaghi nuk rrezikon

11 Maj 2019
15:56
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime, Thomas Strakosha do të ndalet dhe nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë rekordin e tij personal të minutave. Ai numëronte 35 ndeshje si titullar pa u ndaluar për asnjë minutë. 

Portieri shqiptar sakrifikoi në ndeshjen e humbur ndaj Atalantas në kampionat, por po vuan nga dhimbjet që nuk e lënë të shprehet. Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, nuk dëshiron ta rrezikojë dhe të mos e ketë në dispozicion në vazhdim.

Ai nuk është grumbulluar për ndeshjen ndaj Cagliarit dhe do të ruhet për finalen e madhe të Kupës së Italisë ndaj Atalantas.
Në portën e Lazios do të bëjë debutimin sot në kampionat, portieri i dytë, Proto. Portieri shqiptar Marco Alia nuk është grumbulluar për këtë sfidë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit