Strakosha përballë Juves, derbi me polakun Szczesny dhe kujtimet e ëmbla

23 Janar 2019
15:59
back button

Prill 2017, derbi i Romës, fitonte Lazio 3-1. Në portë për Lazio-n ishte Thomas Strakosha, përballë tij në krahun tjetër të fushës Wojciech Szczesny, polaku me emrin e pamundur.

U përballën vetëm një herë, Strakosha është ende te Lazio, ndërsa Szczesny ka ngjitur shkallët, sepse tashmë është titullar te Juventusi kampion. Pesë vite diferencë mes tyre, ashtu si përballjet me rivalët përkatës së fundjavës, sepse luhet Lazio-Juve.

Fitore e ëmbël ajo e atij derbi për Strakoshën, që në 4 përballe të tjera me Juven ka humbur 3 herë, duke pasur përbalë Gigi Buffon. Një nga dy fitoret ndaj legjendës së Italisë ka ardhur në tetor 2017 dhe është një tjetër ndeshje që Strakosha do ta kujtojë gjithë jetën, sepse në shtesë priti një penallti ndaj Dybala-s dhe i dha fitoren Lazio-s, brenda në Torino.

Për sa i përket Szczesny-t, janë po 5 përballjet me Lazio-n dhe interesante është se humbja e vetme ka qenë përballë Strakoshës, ndërsa ka 4 fitore, 3 prej të cilave kur luante për Romën.

Kur në 2017 Juve përballej me Lazio-n në Superkupë dhe mundej, polaku ishte në stol, ndërsa Strakosha ishte sërish protagonist i një ndeshjeje fantastike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit