Stramaccioni-n e sabotojnë në Iran, shpërthimi i tij në konferencë është epik (video)

24 Gusht 2019
11:48
Alfred Lleshi
back button

Debutim për t’u harruar në Iran për Andrea Stramaccioni, në pankinën e Esteghlal. Në ndeshjen e parë të kampionatit, skuadra e tij u mund 1-0 në fushën e Machine Sazi. Sidoqoftë, ajo që e tërboi fare trajnerin italian ishte diçka tjetër. “Ky nuk është respekt, – tha ndër të tjera në konferencën për shtyp, në fund të ndeshjes. – Kam jetuar dy muaj plot probleme, por nuk heq dorë. Ajo që ka ndodhur sot, megjithatë, është një mungesë respekti për mua dhe profesionalizmin tim. Ndeshja e parë dhe ma heqin përkthyesin, çfarë është kjo? Sabotazh? I them vetes mos u dorëzo! Do të qëndroj këtu luftuar për tifozët e Esteghlal, që janë fantastikë”. Ish-trajneri i Interit, në fund të konferencës për shtyp e përplasi karrigen për muri dhe u largua tejet i irrituar. Një shpërthim i denjë për më të mirët e këtij soji, Malesani apo Trapattoni…

.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit