Sulmoi spektatorin në Gjermani, lojtari del me të kuq (VIDEO)

11 Shtator 2019
19:55
back button

Një lojtar i kategorisë amatore në Gjermani ka rënë pre e provokimeve të një spektatori dhe si përfundim ka dalë nga fusha me karton të kuq.

Pasi topi shkoi nga vija anësore te duart e tifozit, ai u tall me lojtarin që erdhi për ta marrë dhe aty nisi gjithçka.

Lojtari u nervozua jashtë mase deri në pikën që donte të kapërcente reklamën për t’u konfrontuar fizikisht me tifozin.

Njerëzit përreth e ndaluan, por arbitri i tregoi karton të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit