Super Lazio merr kryesimin e kampionatit italian! (VIDEO)

29 Shkurt 2020
17:22
back button

Nuk ndalet Lazio! Teksa pesë ndeshje të fundjavës në Serie A janë shtyrë për datën 13 maj, mes tyre sidomos Juventus-Inter, djemtë e Simone Inzaghit kanë mposhtur shumë lehtësisht Bologna 2-0, me një magji të Luis Alberto, që më pas ka dhënë edhe pasimin për golin e dytë të Joaquin Correa.

Në pjesën e dytë, skuadra e Mihajlovic është zgjuar dhe i janë anuluar dy gola, por tepër vonë për të marrë pikë në “Olimpico”. Me këtë sukses, bardhekaltërit ngjiten në krye të renditjes së Serie A, duke shkuar +2 pikë nga Juventusi dhe +8 pikë nga Interi, edhe pse duhet theksuar se zikaltërit janë dy ndeshje më shumë për të luajtur (ndaj Sampdorias dhe Juventusit).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit