Superclasico “djeg” trajnerin e Boca Juniors

15 Dhjetor 2018
10:24
back button

Trajneri i Boca Juniors Guillermo Barros Schelotto ka lënë klubin e madh argjentinas, pak ditë pas humbjes në finalen e Copa Libertadores, kundër rivalit historik River Plate.

Humbja 3-1 në shtesa, në finalen e kthimit luajtur në Madrid, bëri që trofeu më i madh për klube në Amerikën e Jugut të shkonte tek armiqtë e qytetit dhe natyrisht për Boca-n është një dështim kolosal.

Guillermo Barros Schelotto River Boca Final Copa Libertadores 13122018

Ish-sulmuesi i famshëm e drejtonte Boca-n prej 2 vitesh e gjysmë dhe ishte aventura e dytë në stol, pas 3 vitesh tek Lanusi. Ndonëse nuk është ndonjë takticien i rrallë dhe të shumtë ishin ata që para finales parashikonin disfatë në dy përballjet me trajnerin e Riverit, Marcelo Gallardo.

Ndonëse ka fituar titullin në dy sezonet e fundit, Schelotto largohet pa lavdi, në përfundim të kontratës, sepse kishte një ekip mëse të kompletuar për të tentuar triumfin kontinental për një klub që në Amerikën e Jugut konsiderohet si Reali në Europë.

"Largohem i qetë, sepse dhashë gjithçka, përtej dhimbjes për mosfitimin e kupës", tha ish-ylli i Boca-s.

"Ndonëse dhimbja dhe trishtimi nuk janë larguar ende, e kuptojmë që gjëja më e mirë për Boca Juniors në këtë moment është ndryshimi, nisja e vitit me një trajner të ri", tha presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit