Në Tiranë dhe Korçë janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale play off në volejboll për femra, ku luajnë ekipet e renditura në vendet 3-6 në përfundim të sezonit të rregullt.
Dinamo fitoi 3-1 ndaj Teutës në kryeqytet (21-25, 25-18, 25-19, 25-20). Një fitore me përmbysje për “blutë”, që e nisën jo mirë ndeshjen, por më pas rikuperuan dhe e merituan fitoren.
Po 3-1 fitoi edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mundi Partizanin (25-21, 20-25, 25-16, 25-18). Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, skuadra korçare komandoi shumicën e kohës, duke qenë superior në parket.
Në gjysmëfinale, ku tashmë janë Pogradeci e Tirana, shkojnë skuadrat që fitojnë dy nga tri sfidat çerekfinale. Të premten luhen sfidat e para play off te meshkujt.
Çerekfinale-Femra
Dinamo – Teuta, 3-1
Skënderbeu – Partizani, 3-1
5 prill, Teuta – Dinamo
5 prill, Partizani – Skënderbeu
*Pogradeci e Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale
Çerekfinale-Meshkuj
3 prill, Skënderbeu – Studenti
3 prill, Erzeni – Vllaznia
6 prill, Studenti – Skënderbeu
6 prill, Vllaznia – Erzeni
*Partizani dhe Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale







