Talenti francez refuzon rinovimin me PSG-në, katër skuadra garë për ta marrë

3 Dhjetor 2018
22:31
Telesport
back button

Skuadra kampione e Paris Saint Germain duket se do t’i thotë lamtumirë në fund të këtij sezoni mesfushorit 22-vjeçar Adrien Rabiot. Sipas “RMC Sport”, lojtari ka refuzuar të rinovojë kontratën me PSG , kontratë e cila skadon në fund të këtij sezoni dhe është në kërkim të një aventure të re. Mediat franceze deklarojnë se futbollisti ka refuzuar të zhvillojë një takim me presidentin Nasser Al Khelaifi, duke i komunikuar klubit dëshirën për t’u larguar.

Spanja dhe Italia duket se janë dy destinacionet e mundshme të Adrien Rabiot, por kampionati i La Liga është ëndrra e tij. Barcelona e Real Madrid në Spanjë si dhe Juventus e Inter në Itali kanë nisur një garë katërshe për të marrë talentin francez. Nga janari, menaxheri i lojtarit pritet të zhvillojë takimet e para me klubet kandidate edhe pse oferta që PSG-ja kishte për futbollistin ishte e mirë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit