Talenti i Bayern: Tërhiqem nga futbolli nëse dëmtimet do më persekutojnë sërish

10 Dhjetor 2018
14:49
Telesport
back button

Dëmtimet po e shqetësojnë prej kohësh një nga talentet e futbollit europian, mesfushorin e kombëtares franceze dhe të Bayern Mynih, Kingsley Coman, që ka marrë një vendim drastik. Edhe pse vetëm 22 vjeç, ai mund të tërhiqet shumë shpejt nga futbolli nëse do të vazhdojë të persekutohet nga dëmtimet, që nuk po e lejojnë të luajnë me vijueshmëri. Coman konsiderohet si një nga futbollistët më premtues në botë dhe në karrierën e tij ka luajtur me ekipet si PSG, Juventus e tani Bayern Mynih.

Në 3 karrierën e tij me fanellën e Bayern ai ka luajtur respektivisht 19, 21 dhe këtë sezon vetëm 3 ndeshje. Shumë pak për një talent të futbollit. “Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për mua. Kur u dëmtova, mendova se ky ishte fundi i botës. Unë shpresoj që të mos i përjetoj sërish ato momente të vështira. Do të ishte e tepërt. Nuk do të pranoj një operacion të tretë, do të preferoja më mirë të tërhiqesha nga sporti. Do të nis një jetë tjetër nëse do të dëmtohem sërish”, tha Kingsely Coman.

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit