Tare e ka seriozisht, i bën ofertë konkrete Muriqit (Detajet)

13 Shkurt 2020
15:54
Eraldo Harlicaj
back button

Lazio po mendon seriozisht për të siguruar shërbimet e Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe ka treguar vlerat e tij te Fenerbahçe. Ai është kthyer në liderin e klubit turk dhe ka shumë interes për lojtarin shqiptar. 

Takvimwrites.com shkruan se drejtori sportiv Igli Tare po mendon seriozisht të afrojë futbollistin në ekipin e tij. Kërkesat e klubit të Fenerbahçes sipas asaj që shkruan sajti në fjalë janë të frikshme, pasi do 35 milionë euro, por nuk do të ndodhë kështu. 

Lazio nuk ka ndërmend të paguajë një shifër të tillë. Ata e duan sulmuesin shqiptar në formë huazimi me te drejtë blerje. Rroga për lojtarin është e majme, pasi shtatlarti pritet të fitojë 2.5 milion euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit