Tata Martino thyen mallkimin, “pushton” Amerikën me ekipin dyvjeçar

9 Dhjetor 2018
13:37
Denis Hakanaj
back button

Nëse mund të ketë pasur një mallkim sportiv për skuadrat e Atlantas, kryeqyteti i shtetit amerikan të Xheorxhias (vitet e fundit është dukur pikërisht kështu), tani mund të konsiderohet i  thyer.

Në vetëm dy vite ekzistencë, Atlanta United ka arritur të fitojë titullin në MLS (Major League Soccer) pasi ka mundur në finale Portland Timbers. Ky ka qenë titulli i parë sportiv për qytetin e Atlantas që nga 1995-a, kur Braves, ekip bejsbolli, fitoi Wolrd Series.

United e ka bërë një gjë të tillë para 73,019 spektatorësh të pranishëm në "Mercedes-Benz Stadium", një shifër rekord për një finale të MLS.

Portland nuk ka arritur të përballojë futbollin agresiv të ish-ttrajnerit argjentinas të Barcelona-s, Tata Martino, i cili do të largohet si fitues nga Amerika për të marrë drejtimin e kombëtares meksikane.

Ndeshjen e ka zhbllokuar në minutën e 38-të Josef Martinez, ish-lojtar i Torino-s. Ky ka qenë goli numër 35-së për golashënuesin më të mirë të kampionatit dhe (MVP) në sezonin e rregullt, gjatë të cilit ka vendosur një rekord me 31 golat e tij.Në minutën e 54-t ka ardhur dyfishimi i Atalnta-s me Escobar.

Populli iAtlanta-s ka disa trauma të freskëta për sa i takon përmbysjeve të pësuara në evenimentet sportive. Në 2017-ën, në fakt, Falcons të Arthur Blank, i cili është edhe pronari i United, kanë shpërdoruar një avantazh prej 25 pikësh në Super Bowl, një nga rezultatet më të pabesueshme të historisë së sporteve. Por jo këtë herë.

Atlanta është skuadra më e bukur e MLS-së dhe ka ngritur kupën me meritë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit