Te McLaren i tremben Ferrarit: Kanë dy pilotë të fortë, janë të vetmit që na kanë mundur këtë sezon

28 Mars 2025
9:36
Telesport
back button

McLaren ka dominuar në botërorin 2025 të Formula 1, duke i fituar të dyja garat e zhvilluara deri më tani, në Australi (Norris) dhe Kinë (Piastri). Mes këtyre dy sukseseve një shkëndijë e Ferrari, që fitoi garën sprint në Kinë me Hamilton.

Gjithsesi, makina italiane ka vetëm 17 pikë dhe në kampionatin e konstruktorëve është 61 pikë prapa McLaren, lider i renditjes. Edhe pse në Maranello po dyshojnë për besueshmërinë e makinës, te britanikët mendojnë se kjo është e përkohshme.

Te McLaren ende i frikësohen Ferrarit, çka konfirmohet në fjalët e drejtorit ekzekutiv Zak Brown: “Unë dyshoj se Ferrari do të jetë rivali ynë më i vështirë, për shkak të linjës së tyre të pilotëve. Për të qenë i sinqertë, ne i marrim të gjithë seriozisht”.

George Russell po bën një punë fantastike në Mercedes dhe unë mendoj se Kimi Antonelli mund të bëhet më i fortë. Ndërsa te Red Bull janë duke vuajtur me pilotët dhe ende kanë probleme”, u shpreh Zak Brown.

Edhe drejtori i ekipit Andrea Stella, nuk është i qetë: “Gjërat duken mjaft mirë, por avantazhi që kemi është një ose dy të dhjetat për xhiro. Dhe kjo nuk është shumë. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë makinën“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit