Te PSG heshtin për gjendjen e Dembele pas dëmtimit, klubi asnjë mesazh apo video për të hutuar londinezët

6 Maj 2025
10:28
Telesport
back button

Gjysmëfinalja e dytë e Champions League që do të luhet të mërkurën në mbrëmje është ajo mes PSG dhe Arsenal. Parizienët fituan 1-0 në Londër në përballjen e një jave më parë, por kanë një dilemë të madhe në formacion.

Trajneri Luis Enrique shpreson ta ketë sulmuesin e tij kryesor Ousmane Dembelè në dispozicion për ndeshjen e kthimit. Francezi u lëndua gjatë ndeshjes së parë kundër Arsenal në Londër dhe ende nuk ka një informacion të saktë për gjendjen  e tij.

Klubi ka qëndruar i heshtur, si masë paraprake ashtu edhe për të shmangur dhënien e një asisti të pavullnetshëm për anglezët. Asnjë imazh i seancës stërvitore të grupit të ditës së djeshme nuk është publikuar në mediat sociale.

Nuk është dhënë ndonjë përditësim mbi gjendjen e Dembele, por sipas mediave franceze ai ka punuar rregullisht me grupin. Të shtunën, sulmuesi nuk u thirr për takimin e radhës në Ligue 1, pas dëmtimit.

Ai pësoi një problem me bicepsin femoris, por duket se situata po përparon në mënyrë të favorshme. Prandaj, stafi mjekësor dhe trajneri Luis Enrique kanë besim se ai do të jetë në fushë edhe pse ka ende mister.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit