Thuram zbulon makthin e tij: “Më ka traumatizuar, nëse thërrasin emrin e tij trembem!”

8 Nëntor 2019
20:38
back button

Cili është sulmuesi më i fortë që ke markuar ndonjëherë? Ishte kjo një nga pyetjet që iu drejtua këtë të premte ish-kampionit të botës, Lilian Thuram, kur francezi ishte pjesëmarrës në një takim të zhvilluar me studentë të Parmës, lidhur me temën e racizmit.

“Sigurisht që Ronaldo. Por, ai që më ka bezdisur më shumë ishte Munitis. Mbaj një foto të tijën në zyrë. Më kujton se duhet të qëndroj i përulur, sepse sa herë që e shoh më tremb. Në një përballje Francë-Spanjë të Europianit 96 më ka traumatizuar.Trembem nëse më ulërasin Munitis”, deklaroi ndër të tjera Thuram.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit