Atletico Madrid e nisi me një humbje të thellë 4-0 ndaj PSG-së pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube. Humbja ndaj francezëve ka mërzitur tej mase tifozët e “Colchoneros”, të cilët kanë kryqëzuar disa lojtarë për perfomancën e tyre në këtë sfidë.
Më i kritikuari është padyshim Antoine Griezmann. Sulmuesi francez, i cili vetëm pak javë më parë zgjati kontratën e tij me klubin madrilen deri në vitin 2027, po përpiqet të rifitojë nivelin e dikurshëm, por është shumë larg. Performanca e tij e fundit ndaj PSG-së ka ngritur shumë dyshime dhe la një shije të hidhur te tifozët, ku shumë prej tyre kanë kërkuar largimin e francezit përmes reagimeve në rrjetet sociale.
Ky reagim vjen jo vetëm për shkak të përfomancës së mbrëmshme ndaj PSG-së, por gjatë gjithë sezonit të fundit, Griezmann ka qenë shumë dobët dhe shumë larg formës së dikurshme. Në këtë pikë, disa besojnë se ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund ciklit të Griezmann me Atletico-n. Shumë analistë, specialistë të fubollit dhe media të ndryshme në Spanjë, sugjerojnë se një largim në verë do të kishte parandaluar këtë tension të panevojshëm të Griezmann me tifozët, të cilët tani e shikojnë me dyshim një nga idhujt e tyre.
Ajo që dukej si një kapitull i ri premtues në historinë midis Griezmannit dhe klubit të Madridit pas rinovimit, po fillon të shndërrohet në një histori të hidhur dhe ndoshta ky është vërtet momenti për të thënë “Mirupafshim” me nder dhe krenari të plotë.







