Tifozi i armatosur kërcënon policinë: Dua birrë dhe kthimin e Rodgers te Celtic (video)

20 Mars 2019
15:58
Denis Hakanaj
back button

Skena të çmendura në Paislei, qytet në Glasgou. Siç ka bërë të ditur "Daily Record", një njeri është mbyllur në shtëpi i armatosur dhe ka detyruar forcat e rendit që të ndërhyjnë në mes të natës për ta bindur që të dorëzohej dhe që të mos dëmtonte asnjeri. 

"Dua një arkë me birra, një punë dhe dua që Brendan Rodgers të kthehet këtu". Këto kanë qenë kërkesat e  burrit të armatosur. E lehtë të plotësohen e para dhe e dyta, pak më e vështirë e treta, duke parë se trajneri nuk është më në drejtim të Celtic-ut, por është transferuar te Leicester, në Premier League. 

Një vendim ky që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e klubit legjendar skocez, siç është treguar edhe nga tentativa e vjedhjes dhe vandalizmit në shtëpinë e teknikut në Glasgou, me keqbërësin që ka gjetur kohën edhe të bënte një "selfie" para dritares. Duket se edhe protagonisti i kësaj historie nuk e ka pritur mirë largimin e Rodgers. 

Si përfundon historia? Pas rreth 30 minutash negociata, edhe pa birrat dhe me Rodgers akoma në drejtim të "Dhelprave", personi është dorëzuar. Një zëdhënës i policisë, i cituar nga "Daily Record", ka bërë të ditur se: "Askush nuk është dëmtuar dhe 31-vjeçari është arrestuar dhe paditur". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit