Tirana-Dinamo mbyllet barazim mes tensioneve (Video)

28 Tetor 2023
16:04
Denis Hakanaj
back button

Tirana dhe Dinamo kanë ndarë pikët në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e madhe të javës së dhjetë të kampionatit shqiptar të futbollit.

Tirana-Dinamo 1-0 Goli i Hasanit – Video

Sfida u zhbllokua në minutën e 40 nga Hasani, i cili kaloi në avantazh bardheblutë, që e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0.

45 minutat e dyta kanë nisur shumë mirë për Dinamon, që ka arritur të barazojë ndeshjen në minutën e 51-të me Denison.

Tirana-Dinamo 1-1 Goli i Denison – Video

Në minutën e 74-t Dinamo ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Guadiabi.

Duhet thënë sëe derbi kryeqytetas është karakterizuar nga momente shumë të tensionuara.

Kartoni i dyte i verdhe i marre nga Guadiabi – Video

Tirana mban vendin e katërt në renditje me 14 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në të fundit me 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit