Tirana fiton ndeshjen e çmendur, Patrick dhe VAR fundosin Kukësin në minutën e 89-të (Video)

3 Shkurt 2024
15:44
Telesport
back button

Tirana është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 3-2 Kukësin në javën e 22-të.

Një fitore në frymën e  fundit për bardheblutë, që tani kanë shkuar përkohësisht vetëm 3 pikë larg Partizanit të vendit të dytë.

Kukësi-Tirana 0-1 Salami 15′ – Video

Ka qenë Kukësi që ka kaluar në avantazh pas vetëm 15 minutash lojë me Salami, ndërsa Tirana është kundërpërgjigjur me Latifin në minutën e 28-të.

Kukësi-Tirana 1-1 Latifi 28′ – Video

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Dragoshi në minutën e 39-të.

Kukësi-Tirana 2-1 Dragoshi – 39′ – Video

Kukësi-Tirana 2-2 Abazaj (P) 69′ – Video

Në pjesën e dytë ka ardhur përmbysja e madhe e Tiranë, me bardheblutë që kanë barazuar me Abazajn në minutën e 69-të dhe kanë gjetur golin e fitores me Patrick në të 89-ën.

Kukësi-Tirana 2-3 Patrick 89′ (P) – Video

Dy gola të ardhur nga pika e bardhë e penalltisë pas ndërhyrjes së VAR.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit