Tirana ka dy finale të rëndësishme para pushimeve dimërore

10 Dhjetor 2018
10:00
back button

Fitorja ndaj Kastriotit ishte një lloj shfryrje për Tiranën, që tashmë të paktën mund të ketë fituar pak qetësi psikologjike. Katër gola të shënuar, për më tepër nga katër lojtarë të ndryshëm, i shërbejnë shumë ekipit për të fituar besim në repartin sulmues, mirëpo ndeshja ndaj krutanëve  tregoi që skuadra pati qëndrueshmëri edhe në mbrojtje.

Rikthimi i Turtullit në fushë është një lajm i mirë për bardheblutë, dhe trajneri Ardian Mema duhet të marrë në konsideratë aftësitë e qendërmbrojtësit, që është një nga më të mirët në pozicionin e tij. Një tjetër lajm pozitiv ishte goli i Michael Ngoo, që nën drejtimin e Ardian Memës, ka pasur probleme në aspektin disiplinor dhe marrëdhënien me trajnerin.

Goli i tij është një sinjal i qartë se nëse skuadra ka qetësinë  e duhur dhe s`bëhen diferencime në formacion, kjo Tiranë me potencialin që ka, të paktën mund të jetë në mesin e renditjes. Dy ndeshjet e ardhshme Tirana i luan kundër Laçit në transfertë dhe ndaj Kamzës në shtëpi. Në thelb të dyja janë sfida shumë të rëndësishme për bardheblutë, pasi kurbinasit nuk do lejojnë të çedojnë në dy takimet e fundit për këtë vit por që korenspodojnë dhe me mbylljen e fazës së dytë.

Po ashtu dhe Kamza  do të synojë që vitin ta mbyll me rezultate pozitive, pse jo për të dalë nga zona e ftohtë, duke shfrytëzuar momentin aspak pozitiv të Luftëtarit. Ndaj për Tiranën, ashtu siç është shprehur trajneri Ardian Mema, dy takimet e radhës janë dy finale, që do duhet të mbyllen me rezultat pozitiv. Aktualisht Tirana ka 14 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë në renditje, ndërkohë që diferenca me Flamurtarin e vendit të gjashtë është 9 pikë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit