Tirana mposht Vllazninë në “frymën e fundit”, magjia e Hasanit vendos super sfidën (Video)

7 Tetor 2023
16:08
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka mposhtur Vllazninë 1-0 dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes së kampionatit shqiptar të futbollit.

Super sfida e zhvilluar në “Kukës Arena” është vendosur në minutat e fundit, më saktësisht në minutën e 97-të.

VLLAZNIA-TIRANA – GOLI I HASANIT – VIDEO

Ka qenë një gol i Hasanit që i ka dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme Tiranës para derbit të 19 tetorit kundër Partizanit.

Vazhdon momenti i vështirë për shkodranët që nuk fitojnë prej tri ndeshjesh dhe mbeten në vendin e pestë me 9 pikë.

Kuqeblubë kanë luajtur me 10 lojtarë minutat e fundit të ndeshjes, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Smajli në minutën e 88-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit