Tirana nuk njeh pengesë drejt titullit, krutanët “asfaltojnë” edhe Kukësin

16 Prill 2022
15:58
Alfred Lleshi
back button

Quajeni më mirë kampionati i Tiranës dhe Kastriotit, këtë të javëve të fundit. Superiorja flet me “gjuhën” e tyre në dy ekstrmet e saj. Bardheblutë nuk dinë të ndalet në krye dhe tashmë e shohin titullin më afër se kurrë, ndërsa zona e mbijetesës duket se po nxjerr jashtë saj Kastriotin (për mirë).

Krutanët nuk ndalen as ndaj Kukësit, fitojnë dhe marrin tri pikë të arta për të qendruar mes më të mirëve edhe sezonin e ardhshëm. Nëse Tirana i ka shkaktuar “tërmet 3-ballësh” skuadrës rrogozhinase, e cila lufton për mbijetesë, krutanët kanë “pickuar” me një gol të vetëm, por që ka peshë të rëndë.

Ka qenë minuta e 57-të, ajo që ka lumturuar Kastriotin dhe ka thyer verilindorët, kur Greca ka përshëndetur rrjetën e kundërshtarit. Kukësi është ndalur te tranversa, ka shpërdoruar shumë raste, duke dëshmuar se është në një ngërç psikologjik.

Nga ana tjetër, fitorja e bardhjebluve ka qenë e plotë, pa vënë asgjë në diskutim. Sa për kronikë, golat e 25 herë kampionëve të vendit janë shënuar nga Xhixha 1′, Hoxhallari 53′, Najdovski 73′.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit