Tirana “shpartallon” Partizanin në derbi, Kamza Basket triumfon në sekondën e fundit

8 Dhjetor 2025
12:33
Telesport
back button

Është mbyllur java e 8-të e Superligës në basketboll për meshkuj me dy takimet e fundit. Tirana fitoi thellë 120-61 ndaj Partizanit në derbin e lutjur në “Fahrie Hoti”, duke u rikthyer në vendin e dytë në renditje.

Një ndeshje pa histori, me bardheblutë që shënuan dyfishin e pikëve të skuadrës së “kuqe”. 8 lojtare të Tiranës realizuan mbi 10 pikë (Massie me 24 pikë më i miri), ndërsa Partizani ishte larg pritshmërisë.

Fitore në sekondat e fundit për skuadrën e Kamza Basket, që falë një koshi të Murray mposhti 82-81 Skënderbeun pas një sfide të dueluar deri në fund. Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, që i buzëqeshi vendasve.

Niko Thano me 29 pikë ishte lider në fushë për kamzalinjtë, që ngjiten në vendin e gjashtë. Për Skënderbeun, brock realizoi 25 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Superliga-Meshkuj, Java e 8-të

Elbasani – Apolonia, 80-111

Vllaznia – Besëlidhja, 47-94

Teuta – Fieri Basket, 90-71

Flamurtari – Pogradeci, 74-93

Kamza Basket – Skënderbeu, 82-81

Tirana – Partizani, 120-61

Renditja: Besëlidhja 16 pikë, Apolonia 15 pikë, Tirana 15 pikë, Teuta 14 pikë, Vllaznia 13 pikë, Kamza Basket 13 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Fieri Basket 10 pikë, Elbasani 10 pikë, Pogradeci 9 pikë,  Partizani 9 pikë, Flamurtari 7 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit