Tiranës i mjafton një gol kundër Vllaznisë, bardheblutë nisin arratisjen

22 Prill 2023
20:01
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka mundur 1-0 Vllazninë në javën e 20-të të kampionatit, ka marrë fitoren e katër radhazi dhe ka përforcuar vendin e parë duke shkuar përkohësisht tetë pikë larg Partizanit të vendit të dytë.

Sfida e luajtur në Loro Boriçi është vendosur në 45 minutat e para dhe më saktësisht në minutën e 44-t. Ka qenë Abazaj që ka shënuar për miqtë duke i siguruar këtyre të fundit një fitore të rëndiësishme.

VLLAZNIA-TIRANA 0-1 – VIDEO

Ky rezultat ka nxjerrë përfundimisht nga lufta për titull ekipin shkodran që mbetet në vendin e katërt me 42 pikë, 14 pikë nga kreu dhe një pikë nga zona europiane e renditjes.

Bardheblutë tani do të shpresojnë të marrin një dhuratë nga Bylis, me këta të fundit që do të përballen ditën e nesërme me Partizanin e vendit të dytë.

Në dy ndeshjet e tjera të kampionatit të luajtura ditën e sotme, sfida mes Egnatias dhe Laçit është mbyllur në barazim, ndërsa Teuta ka mundur 2-0 Erzenin në shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit