“Titulli është fjalë e ndaluar”, – flet trajneri i Lazios në kushtet e karantinës

22 Mars 2020
14:42
Eraldo Harlicaj
back button

Futbolli italian po vuan shumë në këtë periudhë, pasi e gjithë vëmendja e shtetit është përqëndruar në gjendjen e frikshme që po kalon Italia. Futbolli nuk konsiderohet, megjithatë trajneri i Lazios Simone Inzaghi mendon se fjala titull është e ndaluar në skuadrën e tij. 

“Fjala titull është e ndaluar në shtëpinë tonë dhe kjo çështje është ‘taboo’. Ishte zhgënjyese që kampionati të ndërpritej, pasi Lazio ishte në formë fantastike, por gjëra më të rëndësishme ndodhën dhe ne duhet t’i pranojmë. Mendoj se stërvitja do të rikthehet, por do të jetë me dyer të mbyllura, ashtu si kampionati”, – tha trajneri i Lazios.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit