Manchester City vazhdon të jetë protagonisti i madh i merkatos së verës. Pasi kanë përfunduar marrëveshjet Ait-Nouri, Cherki dhe Reijnders, “cityzens” janë një hap larg blerjes së Sverre Nypan nga Rosenborg.
City ka arritur marrëveshje me klubin norvegjez për mesfushorin 19-vjeçar në bazë të 18 milionë eurove. Mungon vetëm marrëveshjet përfundimtare mes klubit anglez dhe vetë Nypan, veçanërisht për sa i përket së ardhmes së afërt të mesfushorit norvegjez.
Manchester City i ka propozuar një sezon në formë huazimi te ekipi i Girona, duke ndjekur hapat e Savinho, i cili shpërtheu në Spanjë përpara se të bëhej shtyllë e skuadrës së Guardiolës këtë vit.






