TOP-FORMACIONET; kush do të fitonte, Premier League apo La Liga?

16 Shtator 2019
13:24
Alfred Lleshi
back button

Premier League dhe La Liga konsiderohen si dy ligat më të forta dhe më interesante të futbollit në Europë. E para ka më tepër rivalitet sa i takon titullit, e dyta mbetet diçka më pas në këtë drejtim, por ka në gjirin e vet dy gjigantë si Barcelona dhe Real Madridi, që kompensojnë një kampionat të tërë nga “koordinata” të tjera të kontinentit. Yjet e mëdha të futbollit nxitojnë të shkojnë në Angli, qoftë për pagesat e majme finaniciare, por edhe atmosferën e papërsërishtme elektrizuese në stadiumet atje. 

Në Spanjë, për gati një dekadë, kanë bashkëjetuar në një rivalitet maksimal Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, për të cilët mjafton të thuash që secili e ka fituar nga pesë herë “Topin e Artë”, se kush janë. Referuar merkatos, La Liga shpenzoi më shumë kësaj vere, duke i marrë Premier League një yll si Eden Hazard, por jo vetëm. Edhe në drejtimin e kundërt ka pasur lëvizje të bujshme. 

Referuar situatës aktuale në të dyja ligat, “Globe Soccer” ka hartuar top-formacionet më të mira përkatëse, duke ngritur edhe pyetjen për cilindo dashamirës të futbollit të bukur: “Nëse 11-shja më e mirë e 𝗟𝗮 𝗟𝗶𝗴𝗮 dhe 11-shja më e mirë e 𝗣𝗿𝗲𝗺𝗶𝗲𝗿 𝗟𝗲𝗮𝗴𝘂𝗲 do të përplaseshin kokë më kokë, cili do të fitonte? Na trego se çfarë mendon ti…”

Sikurse shihni në emrat e përzgjedhur më poshtë, të dyja formacionet janë në modulin 4-3-3, si për të qenë në të njëjtën “gjatësi vale” taktikisht. Për të tjerat, gjithsekush mund të bëjë vlerësimin e tij, se cili do të ishte më i mirë (hipotetikisht).

Top-formacioni, 𝗟𝗮 𝗟𝗶𝗴𝗮 (4-3-3):⁣
Oblak⁣⁣
Trippier, Ramos, Piqué, Alba⁣⁣
De Jong, Griezmann, Ñíguez⁣
Messi, Suárez, Hazard⁣⁣

Top-formacioni, 𝗣𝗿𝗲𝗺𝗶𝗲𝗿 𝗟𝗲𝗮𝗴𝘂𝗲 (4-3-3):⁣
Alisson
Robertson, Laporte, Van Dijk, Trent
Kanté, De Bruyne, B.Silva
Sterling, Kane, Salah

Lajme të tjera

Lajmet e fundit