Topi i Artë: Futbolli kurorëzohet në teatër, prezantuesi dhe detajet e ceremonisë

19 Shtator 2019
12:48
Eraldo Harlicaj
back button

Ceremonia e Topit të Artë për vitin 2019 do të mbahet më 2 dhejtor në Paris. France Football ka bërë të ditur dhe detajet e kësaj ceremonie, pasi do të zhvillohet në Tetarit “Chatelet”, një mrekulli e arkitekturës franceze.

Yjet e botës dhe personazhet më të rëndësishëm të lojës së bukur të futbollit do të jenë të pranishëm në mbrëmjen gala që do të kulmojë me përzgjedhjen e lojtarit më të mirë të viti. 

Didier Drogba është përzgjedhur si prezantuesi i kësaj feste të madhe sportive. Sulmuesi afrikan ka shënuar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit dhe do të përcaktojë fituesin e këtij viti. Gara pritet të jetë e fortë me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijkun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit