Torres mbyll karrierën me turp dhe shanse të humbura, Iniesta lë fushën mes dhimbjeve (VIDEO)

23 Gusht 2019
14:56
back button

Fernando Torres e mbylli karrierën si futbollist profesionist në humbjen 6-1 që Sagan Tosu, pësoi ndaj Vissel Kobe.

Sulmuesi spanjoll luajti për 90 minuta në këtë ndeshje të fundit të tij, teksa përballë në pjesën e parë pati Andres Iniesta, i cili la lojën i dëmtuar në minutën 43’, teksa më herët kishte shënuar një gol me penallti.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 3-0 për skuadrën mike të Kobe, ndërsa në të dytën shënuan edhe tre gola të tjera, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit në minutën 79’.

Loja e dobët e Sagan Tosu nuk i dha mundësi Torres-it të kishte shanse për të shënuar, idealin e pati në minutën 63’, kur një top i shkoi në këmbë aksidentalisht, por goditja e tij me të majtën shkoi mbi kuadratin e portës, të njëjtën gjë përsëriti edhe në minutën e dytë shtesë, teksa gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Minuta në pjesë të dytë pati edhe për David Villa, i cili i dha lamtumirën ish-shokut të skuadrës tek Spanja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit