Trajneri i Barçës sqaron pse grumbulloi Rey Manaj: Besojmë tek ai, ndaj është këtu…

14 Shkurt 2020
14:33
Alfred Lleshi
back button

Në konferencën për shtyp, para ndeshjes së javës së 24-t të La Liga-s, Barcelona-Getafe, trajneri Quique Setién shpjegoi para gazetarëve arsyet që e shtynë të përfshijë për herë të parë në listë sulmuesin shqiptar, Rey Manaj, i rekrutuar nga klubi katalanas në merkaton e dimrit: “Rey Manaj është një futbollist, që nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por ka karakteristikat e tij dhe mund të na ndihmojë. Duke pasur parasysh se çfarë mund të ndodhë gjatë lojës, ne kemi një zëvendësues me karakteristikat e Manajt, që na jep gjëra shtesë. Kjo është arsyeja pse e përfshiva në listë, siç është bërë me Abel Ruiz apo të tjerët”.

Trajneri i Barçës e lidhi grumbullimin e Manajt edhe me politikën e klubit, që sa më shumë lojtarë të filialit (Barcelonës B) dhe të akademisë të stërviten nën komandën e tij gjatë gjithë javës, për t’i njohur më mirë: “Ne kemi bindjen se Manaj mund të na ndihmojë. E përsëris, ka një kohë të shkurtër në këtë klub, duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë. Nëse e mbajmë si kontigjent të ekipit të parë, kjo ndodh për shkak se i besojmë, se kemi nevojë për të. Manaj mund të kontribuojë në disa gjëra. Ne jemi duke punuar shumë edhe me akademinë. Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi kur ekipi i parë të relaksohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit