Tri çifte nën një çati, Shën Valentin unik në familjen “Strakosha”…

15 Shkurt 2021
8:45
Alfred Lleshi
back button

Thomas Strakosha mund të mos i ketë shumë mirë punët te Lazio, por në anën sentimentale duket i plotësuar me të dashurën e tij, modelen Esther Adjoa. Pasi e ka bërë publike lidhjen prej gati gjysmë viti, portieri ynë i kombëtares e festoi në çift Shën Valentinin, dje, për herë të parë jo i vetmuar (zyrtarisht).

Pikërisht ditën kur Lazio e tij mundej nga Interi 3-1, Thomas pozonte i lumtur përkrah prindërve dhe vëllait, edhe ata çift. Një festë e përbashkët e dashurisë në familjen “Strakosha”, që përfundoi në rrjetet sociale. Mamaja e dy djemve, gruaja e ish-portierit dhe kapitenit tonë kuqezi, publikoi foton e bukur në rrjetet sociale, ku të tre meshkujt e familjes shfaqen duke puthur parnteret e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Esther Adjoa Asiédu (@estheradjoa)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit