Tuchel nuk e di nëse ylli i tij do të qëndrojë: Gjithçka mund të ndodhë

17 Dhjetor 2018
19:37
back button

Trajneri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel thotë se nuk është e sigurt nëse Adrien Rabiot do të jetë në klub pa merkatos së janarit.

Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe do të jetë i lirë të firmosë një para-kontratë duke filluar nga janari.

Juventus, Milan dhe Barcelona thuhet të jenë interesuar për shërbimet e lojtarit me një ulje çmimi muajin e ardhshëm dhe trajneri i PSG nuk garanton se ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Nuk mund t’ju siguroj se Adrien do ta mbyllë sezonin te ne,” shprehet Tuchel në konferencën e shtypit ditën e hënë.

“Është gjithmonë e njëjta gjë, ai nuk i ka thënë po PSG dhe gjithçka mund të ndodhë.

“A do të blejmë një mesfushor defensiv në janar? Ishte shumë e rëndësishme për mua të blinim një nr. 6 gjatë verës. Tani është dimër, por situata është e njëjtë.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit