Turpi pas Vllaznia-Tirana, përplasje të dhunshme mes dy tifozerive (Video)

7 Tetor 2023
19:24
Telesport
back button

Ndeshja e zhvilluar sot mes Vllaznisë dhe Tiranës është fituar 1-0 nga bardheblutë falë një goli të bukur të Florentin Hasanit në fundin e ndeshjes.

Situata është rënduar pas ndeshjes, pasi tifozët e klubit shkodran kanë sulmuar ata të Tiranës, siç është konfirmuar nga një video e publikuar nga “BalkanWeb”.

PËRLESHJA MES DY TIFOZERIVE – VIDEO

Një përplasje e dhunshme në mes të rrugës kur dy tifozeritë po ktheheshin për në shtëpi pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në “Kukës Arena”.

Gjithçka ka ndodhur në një vend pushim në Reps, ku ultarist shkodranë kanë zbritur nga autobusi dhe kanë filluar të ofendojnë rivalët.

Situata ka degjeneruar më pas duke kaluar në përdorimin e sendeve të forta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit